Lu dhe Vlahutin me gjyqtarët.

0

Dy diplomatët më me ndikim në politikën shqiptare, Donald Lu dhe Romana Vlahutin zhvilluan sot një diskutim me komunitetin e gjyqtarëve, ku fokusi ishte reforma në drejtësi.

Takimi u organizua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë  Xhezair Zaganjori, ku të pranishëm ishin edhe Kreu i Misionit Euralius IV Z. Ranier Deville si dhe Drejtuesi i Misionit OPDAT Z. Jon Smibert.

Gjykata e Lartë informon se “Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me procesin e reformës në drejtësi si dhe zhvillimet e pritshme në këtë drejtim. Takimi u përshkua nga një frymë e shëndoshë diskutimesh dhe debatesh.  Në të u theksua rëndësia e nevojës për reformë dhe u shpreh gaditshmëria e komunitetit të gjyqtarëve për të bashkëpunuar në implementimin e saj. Në thelb kjo reformë duhet të ketë në fokus forcimin real të pavarësisë së sistemit gjyqësor, rritjes së efektivitetit dhe performancës së tij, luftës kundër fenomeneve negative, veçanërisht kundër korrupsionit, etj.

Gjatë diskutimeve, u theksua se  ekzistojnë probleme serioze që kanë të bëjnë me cilësinë e vendimeve; kushtet e punës; zvarritja e proceseve gjyqësore; niveli i ulët i besimit të publikut te drejtësia; disiplina dhe etika profesionale, etj. Duhet të jenë pikërisht këto fenomene që kjo reformë duhet të adresojë dhe korrigjojë duke mbajtur parasysh respektimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Gjyqtarët vunë në dukje se suksesi i kësaj reforme lidhet me nevojën për gjithëpërfshirje dhe një konsensus sa më të gjërë, në mënyrë që ajo të prodhojë rezultatë pozitive, të jetë e qëndrueshme në kohë dhe efektive.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë shkëmbyen ide dhe paraqitën opinione për aspekte të veçanta që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese si dhe implementimin e tyre në të ardhmen, nëpërmjet legjislacionit zbatues që do të miratohet mbi bazën e këtyre amendamenteve.

Gjthashtu edhe të ftuarit sqaruan efektet përmirësuese që priten të arrihen nga kjo reformë duke paraqitur vizionin e tyre, si dhe duke siguruar vullnetin e tyre të palëkundur dhe asistencën e vazhdueshme për realizimin me sukses saj.”

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.