LSI ka mbledhur sot Konventën Kombëtare për aksionin politik

0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot Konventën Kombëtare për aksionin politik, që do të ndërmarrë pas ngjarjeve të fundit, referuar rastit të Tahirit që Prokuroria e akuzon për përfshirje në dosjen e ‘Habilajve’.

Gjithashtu, në Konventë diskutohet përpos situatës politike edhe për ekonominë dhe situatën e krimit.

Konventa u hap nga zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, i cili vuri theksin te lufta ndaj krimit, trafikut korrupsionit qeveritar.

“Jo krimit dhe jo qeverisjes së krimit. LSI nuk është vetëm dimensioni qytetar i opozitës, LSI nuk është vetëm zëri që artikulon qartë në opozitë interesin e qytetarëve, por LSI ëhstë shpirti, zemra e rezistencës shqiptare përballë të keqes, përballë krimit, trafikut dhe korrupsionit qeveritar”, tha Luan Rama.

Gjosha: Do ndajmë politikën nga krimi
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, tha se LSI do të ndajë politikën nga krimi dhe do t’i rikthejë dinjitetin shqiptarëve. ‘Qeveria e ka humbur funksionin e saj. LSI do t’i rikthejë dinjitetin shqiptarëve. Të vendosur të ndajmë politikën nga krimi. S’do lejojmë që e ardhmja të ngrihet mbi krimin’, tha Gjosha. 

Nga Konventa Kombëtare e LSI, ish-kryetari i Petrit Vasili u shpreh se kjo parti është e njerëzve të kurajës së fortë.  Ai tha se pushteti ka bërë përpjekje për të blerë me para të pista, por sipas tij LSI do ta zhdukë Ramën me varfrit dhe të rinjtë.

Sot historia na ka vënë përpara një përgjegjësie të madhe, Rama të ikë sepse ky kryeministër që ne kemi, nuk ndahet sot nga krimi, sepse është organizatori dhe mësuesi i krimit dhe kriminelëve.

Jemi misionarë dhe lufëtarë për ta ndaluar sot këtë kryeministër, që ka strategji të grabisë pasuritë e shqiptarëve. Jam këtu që t’u them se pushteti është përpjekur të blejë me para të pista, por ai pushtet nuk do të blejë asnjëherë njerëzit e ndershëm dhe zërat që janë kundër.

Unë jam i bindur që ne do të të mundim të keqen, sepse paratë e pista nuk e blejnë dot zemrën e bardhë të LSI. Ramën do ta zhdukim me të varfrit dhe të rinjtë. Rama ka shenja të një kapsllëku mendimi cdo ditë e më shumë, lajthitje totale” deklaroi ai.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Konventa kombëtare e partisë që drejton deklaron se fronti opozitar do të jetë përballë qeverisë.

“Sot kem,i përballë një qeveri arrogante. Ish-ministri akuzohet për trafik. Qeveria nuk gjen justifikim për implikimin e Tahirit.  E gjithë situata katastrofike ka një autor dhe ai është Edi Rama. Ky kryeministër bën shoë kur prokuroria kërkon heqjen e imunitetit. Ky njeri ndihet i frikësuar për karrigen që po i lëkundet.

Asnjë orë nuk mund t’ia zgjasë më Ramës qëndrimin në karrige, nuk kemi kohë për të humbur, qeveria po shkon drejt humnerës. Nuk do të presim faktet e tjera tronditëse të kësaj shumice, ne jemi gati që të përballemi. Ne duhet të shkundim apatinë kolektive për hir të interesit, duhet të thyejmë heshtjen”.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.