Lorik Cana nuk i largohet sportit, zyrtarisht trajner

0

Kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare dhe shume emra të tjerë të sportit shqiptar kanë përfunduar kursin e liçensimit të trajnerëve të nivelit UEFA A.

Në këtë kurs gjashtë javor morën pjesë emra të njohur të futbollit si, Lorik Cana, Bledi Shkëmbi, Suad Lici, Tiko, Gjoni, etj, të cilët u trajnuan në teori dhe praktikë nga profesorë të liçensuar të UEFA.

Profesor Ferretto Ferretti, si dhe profesor Renzo Ulivieri. Fereto është përgjegjës katedre i teorisë së metodologjisë sportive, ndërsa Ulivieri, Drejtor i shkollës në Koverçiano, shkruan FSHF në faqen zyrtare në internet.

Postimi i plotë i FSHF-së
Përfundoi kursi i radhës për liçensimin e trainerëve të nivelit UEFA A. Të gjithë teknikët prezentë në këtë kurs, për gjashtë javë me radhë, nga data 10 prill deri në datë 20 maj në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz iu nënshtruan edhe kursit intensiv në aspektin teorik dhe atë praktik. Ky kurs është niveli i dytë për nga rëndësia, pas shkallës më të lartë, atë të liçensës UEFA Pro. Dhe pikërisht në kursin e sapo përfunduar për UEFA A morën pjesë emra të njohur të futbollit, ish-lojtarë si: Lorik Cana, Bledi Shkëmbi, Suad Lici, Tiko, Gjoni, të cilët tashmë do të vijojnë me rrugën e trainingut në futboll. Nën koordinimin e Astrit Maçit dhe Alban Tafajit, dy zyrtarëve të sektorit përkatës në FSHF, sektor shumë voluminoz dhe me një program të mirëdetajuar në zbatim, edhe ky kurs mbylli siparin e tij me diplomat përkatëse. Lektorët e huaj që morën pjesë këtë radhë ishin: Profesor Ferretto Ferretti, si dhe profesor Renzo Ulivieri. Fereto është përgjegjës katedre i teorisë së metodologjisë sportive, ndërsa Ulivieri, Drejtor i shkollës në Koverçiano.

fshf

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.