Lezhë : Objektet muzeale drejtë degradimit

0

Objektet e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë nuk gëzojnë vëmendje, ndaj edhe po shkojnë drejt shkatërrimit.

Këtë situatë e ka prezantuar përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi.

Referimin e tij e nis me memorialin e vendvarrimit të heroit tonë kombëtar ndërsa shton se këto objekte po humbasin çdo ditë që vonon për restaurimin e tyre.

“Problematika kryesore nis që nga memoriali i Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku ndodhemi tani i cili është objekti më i rëndësishëm jo vetëm i territorit të Bashkisë Lezhë por i të gjithë hapësirës shqiptare i cili akoma mbetet siç e shihni dhe vetë që çati është amortizuar, muret kanë nevojë për restaurim. Dy monumente i kemi humbur përfundimisht sepse shkalla e amortizimit dhe degradimit ka shkuar shumë sa nuk mund të rikuperohen më, pra janë rrënuar deri në afërsi të themeleve. Përsa i përket objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore që nuk kanë statusin e monumenteve kulture, kemi shumë kisha që janë ndërtuar gjatë mesjetës vonë dhe periudha e shekullit 17-18 deri në shekullin e 19. Duke qenë se nuk sjell fonde vetë Ministria e Kulturës në Institutin e Monumenteve të Kulturës të paktën ato donatorë që vetëofrohen ato duhen marrë në konsideratë duhen trajtuar me respekt dhe duhet shfrytëzuar raste të tilla dhe mos ti lëmë të humbin”, tha Paulin Zefi, përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë.

Rreth 20 objekte muzeale në Lezhë nën mëshirë të fatit

Për Zefin mungesa e fondeve nuk mund të jetë justifikim ndaj të paktën tu hapin rrugë donatorëve pasi situata është emergjente thuajse në të gjitha objektet e Trashëgimisë Kulturore.

Në Bashkinë e Lezhës janë 20 objekte me status monument kulture, ndërsa janë të tjera objekte religjioze dhe banesa që meritojnë të mbrohen për shkak të vlerave historike që ato përmbajnë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.