Lezhë : Kryepleqte ankohen për rrogat … ?

0

63 kryepleq të fshatrave të Lezhës të cilët prej 18 muajsh nuk kanë marrë pagat. Ata sot kanë zhvilluar një protest në para bashkisë së Lezhës për të kërkuar të drejtën e tyre për këtë pages.

Kryetaret e fshatrave thonë se kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Fran Frrokaj po që nuk janë pritur nga ky i fundit. Ndërkohë që shpesh kryetaret e fshatrave janë marrë të pandehur për probleme të fshatit edhe kur nuk kanë pasur asnjë lidhje me problematikat e ndodhura.

Sipas tyre e vetmja gjë që ata kanë përfituar këto 18 mauj janë vetëm stresi dhe frika për ndodhi të ndryshme të fshatit, ndërsa pagesa e tyre prej 5 mijë lekë maksimalja në muaj akoma nuk po merret

“Që nga data 01.06.2016 vazhdojmë punën si kryetar fshati, duke marrë pjesë dhe bashkëpunuar për mbarëvajtjen e punëve në fshat dhe bashkëpunimin me bashkinë dhe me Policinë e Shtetit. Në fakt ne akoma deri më sot nuk jemi paguar nga bashkia për pjesën e shpërblimit që na takon në bazë të ligjit dhe përgënjeshtrojmë çdo pretendim banal të bashiksë Lezhë me pretendimin se ne qenkemi në proces gjyqësor”-thotë njëri nga kryepleqtë e Lezhës

Ndërsa njëri nga personat që  ushtron  po këtë profesion shprehet se: “Nga ajo ditë që ne jemi zgjedh dhe deri më sot shërbimet për banorët e fshatit ne i japim të gjitha një për një. Por, Nga ajo kohë deri më sot ne nuk kemi marrë  shpërblimin mujor, që  na takojnë me ligj”

“Të gjithë Republika i kanë marrë lekët, këtu pse nuk jepen lekët. Sepse këtu është një konflikt partiak. Fran Frroku është i PD, tjetri i PS, konfliktet e ku di unë. Ore zotëri kur jam i ligjshëm pse nuk më jep lekët. A ka ligje ky shtet, a funksionon njësoj për të gjithë qytetarët”-thotë një përfaqësues tjetër i fshatrave të Lezhës për mediat.

Kryepleqt e fshatrave të Lezhës shprehehn se çështjen e tyre do ta çojnë edhe në instancat më të larta pasi pagesat e tyre janë të përcaktuar me ligj, por një gjë e tillë nuk po respektohet nga Bashkia e Lezhës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.