Lezhë : Kapen dy minorenë grabitës çantash

0

Dy të mitur të moshës 14 vjeçare kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim për akuzën e vjedhjes.

Arrestimi i tyre u bë pas denoncimit në polici të një shtetasje, e cila kishte deklaruar se persona të panjohur i kanë vjedhur çantën.

“Me datë 30.06.2017 , rreth orës 12:30, është marrë njoftim nga një shtetase se persona të panjohur nga ana e saj , i kanë vjedhur çantën e shpinës me sendet personale brenda”.

Policia arrestoi si autorë të ngjarjes E.M dhe K.F, ndërsa është shpallur në kërkim P.D.

Në cilësinë e proves materiale u është gjetur dhe sekuestruar çanta e vjedhur e shtetases, si dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar 14 vjeçarit E.M. i është gjetur në çantën e tij një pistoletë Ekol ( simuluese zhurme) me krehër me 9 fishekë.

Policia thotë se nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet që janë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Lezhë.

Konkrerisht:

– Më datë 21.06.2017 , në qytet në Lezhë , dyshohet se i kanë vjedhur një varëse floriri shtetases M.M. banuese në Lezhë.

– Më datë 26.06.2017, në Shëngjin në plazh , dyshohet se i kanë vjedhur 2 telefona dhe 100 Euro , shtetases V.B. banuese në Kosovë.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.