Letërkëmbim me Xhemal Maton, ekologjisti që e do Dibrën

0

Përshëndetje Abdurahim,

E lexova shkrimin tuaj dhe problemi mu duk shumë i rëndësishëm dhe kompleks. Unë vetë mësova shumë gjera dhe kuptova që pak e njoh problematikën që do te sjellë ndërtimi i Skavicës. Mendoj se intelektualët e zonës së Dibrës duhet te kërkojnë vlerësimin mjedisor qe është bërë për këtë projekt (është e drejta e tyre dhe detyrim ligjor i Ministrisë se Mjedisit dhe Ministrisë së Kulturës). Gjithashtu me ligj ata kanë te drejtë ta anulojnë në se nuk janë dakord dhe argumentojnë ato që ju përmendni me te drejte. Kjo është rruga ligjore por si e dini dhe ju, ligjet shpërfillen në këtë drejtim në Shqipëri kështu që ngel hapi i dyte gjyqi i cili gjithashtu nuk fitohet kollaj dhe s’e merr përsipër ta bëje një grup i pa bashkuar shpesh i pamotivuar në ndërgjegje. Se fundi është gjyqi publik të cilën ju jeni duke e bërë por këtu të gjithë që janë dakord me ju duhet ta bëjnë dhe unë tashmë rreshtohem pas jush.

Te fala

Xhemali

Faleminderit Xhemal!

Jeni me gjithë mend njeri me kulturë të gjerë dhe patriot. Jeni i pari që më jeni përgjigjur dhe e keni vlerësuar shqetësimin tim. Unë e di që intelektualët dibranë, në qoftë se e ndjejnë veten të tillë, kanë një “mal që s’bzan”  që duhet t’i bien fort me grusht, që grushti i tyre do të gjakoset e mund të thyhet nga “mali që s’tundet” por ata duhet të luftojnë jo të vetëm dhe gatishmëria juaj më ngroh. Unë, fatkeqësisht, prej 12 vjetësh jam larg Dibrës, megjithatë më dhemb fort shuarja gjeografike e saj, ndonëse trojet dhe varret e të parëve të mi janë larg pasqyrës së mbytjes së Dibrës.
Unë jam i mendimit se mbytja e Dibrës është si të mbytësh fushën e Korçës nga Maliqi në Bilisht për ta pasur si një kazan furnizimi me ujë të hidrocentraleve që mendohen të ndërtohen mbi kaskadën e Devollit. Shqipëria nuk duhet të shndërrohet në një kazan fitimesh për të huajt.
Edhe një herë ju falënderoj për përgjigjen e menjëhershme dhe për radhitjen tuaj në krah të Dibrës.

Athinë, 25 nëntor 2008

 

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.