“Le Iene” i ka kushtuar një reportazh jetës së familjeve në qytetin e Bulqizë

0

Emisioni italian “Le Iene” i ka kushtuar një reportazh jetës së familjeve në qytetin e Bulqizë ,të cilat jetojnë mes mjerimit.

Gazetarët italian tregojnë si rrallë ndonjëherë, mënyrën se si fëmijët e mitur, të cilët nuk i kanë kaluar as të 15- tat, ngjiten në malet e kromit, duke u përpjekur të nxjerrin sado pak të ardhura për të ndihmuar familjet e tyre të cilat jetojnë në një varfëri ekstreme.

Timi, Blero e Gesti janë tre shokë të ngushtë, të cilët kanë ëndrra e tyre dhe dëshira si të gjithë fëmijët, por janë rritur parakohe, pasi u duhet që të ndihmojnë familjet që në shtëpitë e tyre në mbrëmje të ketë diçka për të ngrënë në tavolinë.

Tre shokët e ngushtë, nuk janë një rast i izoluar por përfaqësojnë shumë nga fëmijët e qytetit të Bulqizës, të cilët përditë rrezikojnë jetën e tyre mbi grumbujt e shkëmbinjve të pasur me krom, të cilët sipas emisionit është një biznes prej 42 milion dollarësh, por që banorët nuk përfitojnë asgjë.

Për të grumbulluar kromin fëmijët nuk shkojnë as në shkollë,  “është e hënë por sot kemi krom”, shprehen fëmijët të pyetur nga gazetarja se përse nuk janë në shkollë.

Gjithashtu gazetarja shoqëron fëmijët edhe gjatë procesit që ata bëjnë për të mbledhur kormin, nga i cili fitojnë shumë pak, duke zbuluar kështu edhe tregun paralel të kromit të grumbulluar nga fëmijët,  i cili shitet te grumbulluesit, të cilët e shesim më pas te grumbulluesit e mëdhenj në Durrës, ku këta të fundit e tregtojnë në Kinë dhe në Europë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.