Lazio fiton derbin e kryeqytetit duke mposhtur Romën 3-1

0

Lazio fiton derbin e kryeqytetit duke mposhtur Romën 3-1 dhe konsolidon vendin e katërt që të dërgon në Europë.

Për verdhekuqtë tashmë shuhet ëndrra titull. Bardhekaltërit dhe trajneri Simone Inzaghi duket se e kanë gjetur formulën për të mposhtur Romën duke bërë të tyrin edhe derbin numër 4 sezonal.

Në derbin ku verdhekuqtë ishin pritës spikati laciali Keita Balde me dy gola. Është ai që zhbllokon ndeshjen duke shënuar mjaft bukur ne minutën e 12-të.

Roma barazon në frymën e fundit të pjesës së parë me penallti. De Rossi mposht Strakoshën dhe bën që pjesa e parë të mbyllet në barazim 1-1.

Por Lazio është dukshëm më mirë dhe merr menjëherë avantazhin me fillimin e pjesës së dytë kur shënon Basta. Dhe në fund skena është për Keita që shënon golin e tretë për Lazion dhe të dytin personal 5 minuta nga fundi.

Përfundimisht Lazio fiton derbin duke mposhtur 3-1 Romën falë një dygolëshi të Keita dhe me 67 pikë konsolidon vendin për në Kupat e Europës. Roma mbetet e dyta por tashmë Juventusi është vetëm një fitore larg titullit.

Super ndeshje bëri edhe portieri i Kombëtares Strakosha vendimtar në disa raste duke u vlerësuar me notën 8.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.