Largohet nga politika kreu i komunës së Gostivarit

0

Kryetari në largim i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, ka paralajmëruar sot tërheqjen e tij nga politika për një kohë të pacaktuar, ndërkohë që ka përshëndetur të gjithë votuesit që e përkrahën atë në votimet e djeshme.

Ai në një deklaratë për media ka theksuar se vullneti i banorëve të Gostivarit ishte që të fitojë Arben Taravari dhe këtë vullnet e ka respektuar, ndërkohë që i ka uruar fitoren kundër kandidatit të tij.

“Më 29 tetor  fitoi kundër kandidati nga partia tjetër, Arben Taravari dhe unë e respektoj votën e shumicës së qytetarëve, edhe pse ai ka fituar me një dallim të vogël, por unë respektoj votën e qytetarëve të Gostivarit dhe unë i uroj fitoren Arben Taravarit dhe nga ai presim që ta realizojë programin e pa prezantuar”-thotë Nevzat Bejta.

“Unë tërhiqem nga aktivitetet politike deri në një afat të papërcaktuar dhe nëse në të ardhmen shoqëria e vendit do ketë nevojë për përvojën time politike dhe për investimin politik që kanë bë ata, unë sërish do kyçem në jetën politike në të mirë të vendit dhe shoqërisë së shtetit tonë-deklaroi Nevzat Bejta kryetar në largim i komunës së Gostivarit”-thekson kreu i komunës së Gostivarit, transmetojnë mediat maqedonase.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.