Lajçak: Mendoj se kushti kryesor është progresi për Shqipërinë

0

Ministrat e Jashtëm të BE nuk kanë arritur konsensus për të vendosur një datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Burime nga BE bëjnë të ditur se Këshilli nuk do të ketë konkluzione sot dhe se i takon samitit të Këshillit të Ministrave që të vendosë në datën 15 dhjetor.

Pas përfundimit të takimit, ministri i Jashtëm Sllovak Lajçak tha se Shqipëria ka shënuar progres, por ne kërkojmë prova konkrete duke shtuar se për Shqipërinë duhet të presim progres-raportin e ardhshëm të KE.

Lajçak: Mendoj se kushti kryesor është progresi për Shqipërinë, por ne kërkojmë prova dhe fakte të këtij progresi.

Më konferencë për shtyp nga Brukseli, duke theksuar se implementimi i reformës në drejtësi duhet të nisë menjëherë.

I pyetur nëse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kusht për hapjen e negociatave, Lajçak tha se zgjedhjet janë kusht i përfshirë në implementimin e reformës në drejtësi. Ministri i Jashtëm sllovak tha se Këshilli i Ministrave po ndjek nga afër ët gjitha zhvillimet në Shqipëri.

Më herët në fillim të takimit, komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johanes Hahn tha se Si gjithmonë ne do të gjejmë një zgjidhje në interes të qytetarëve shqiptarë.

Mbledhja e ministrave të Jashtëm pasohet me mbledhjen e së premtes të liderëve të Bashkimit Evropian, ku dhe do të jepet vendimi përfundimtar lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.