Kuvendi i Shqipërisë pas 13 orësh debat ka miratuar me 73 vota pro dhe 44 kundër buxhetin faktit të vitit 2016

0

Kuvendi i Shqipërisë pas 13 orësh debat ka miratuar me 73 vota pro dhe 44 kundër buxhetin faktit të vitit 2016. Buxheti është miratuar vetëm me votat e shumicës, pasi opozita PD dhe LSI ashtu sikur kishin paralajmëruar votuan kundër.

Edhe projektligji tjetër “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 73 vota pro dhe 44 kundër. Pas këtij momenti opozita është larguar nga salla e parlamentit, ndërsa shumica kaloi në votim edhe projektvendimin për titujt e pronësisë me 73 vota pro dhe asnjë kundër, po ashtu edhe draft kalendarin e punimeve po me 73 vota pro.

Gjatë ditës së sotme në Kuvend u zhvillua një debat i ashpër për buxhetin mes shumicës dhe opozitës, ndërsa në diskutime morën pjesë shumë deputetë nga të gjitha forcat politike.

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishin në sallë në momentin e votimit, ndërsa kryeministri Rama nuk ndodhej, pasi pasdite është larguar jashtë vendit.

Share.

About Author

Leave A Reply