KUVENDI I PARË I KOMUNITETIT SHQIPTAR NË GREQI

0

Një ftesë dhe një program për një Kuvend të Komunitetit Shqiptar në Greqi  me temë “Gjendja aktuale dhe perspektiva  e komunitetit” në vështrim të problemeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, organizimet shoqërore, kontributet dhe ardhja në ndihmë me metoda dhe mënyra të ndryshme ligjore e demokratike, kryesisht bashkëpunimi i ngushtë midis faktorëve të Komunitetit Shqiptar në Greqi.

Ftesa për një pjesëmarrje në takim cilësohet e një rëndësie të veçantë për ecurinë e mëtejshme, organizimin dhe bashkëpunimin e ngushtë midis faktorëve të komunitetit.
Është kjo një nismë nga Federata e Shoqatave Shqiptare në Athinë.
E publikuar në faqen e saj dhe në facebook ftesa ka ngjallë kërshëri në shoqatat e ndryshme në hapësirat ku punojnë dhe jetojnë mërgimtarët shqiptarë e ku prej vitesh janë të organizuar në shoqata, lidhje, federata, në parti politike, degëzime të partive në Shqipëri dhe të tjerë tubime.
Nuk është hera e parë që thirrjet për bashkim të grupimeve e shoqatave shqiptare në Greqi, madje edhe tubimeve e “dhënie dore” kanë bërë zë por pa figurë bashkimi e koordinimi të punës për ti qëndruar krah dhe mbrojtje komunitetit shqiptar në Greqi. Marrëveshjet jo një herë kanë çuar në ndarje e  krijime tubimesh të reja me shoqata krerësh me anëtarësi nga “treshe” të përbërë nga kryetar, sekretar e arkëtar, me darka e dreka dhe selfie fotografike në facebook.
Tubimet shqiptare në Greqi, tash një çerek shekulli jetë, kanë tani historinë e tyre të folur e të shkruar, ndër të tjera edhe librin historik të Shoqatës “Vëllazërimi”,  zërin e veçantë të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, veprimtaritë e Shoqatës Shqiptare në Greqi “Nënë Tereza”, shoqatës së Patrës, Korinthit, Volosit etj.  Ato përbëjnë vlerë, secila në vete, vlerë që nuk ka arritur të bashkohet e të flasë për problemet e shqiptarëve me një zë e me një gjuhë.
“Fol edhe ti” është slogani i Kuvendit.
Se sa do të arrihet të “flitet” qetësisht dhe do të gjendet  “fjala” e bashkimit do të shohim në ditët dhe javët që do të vijnë.

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.