Kuvendi i Maqedonisë votoi ministrat e rinj të BDI-së

0

Parlamenti i Maqedonisë ka votuar kandidatët e rinj për ministra dhe zv. ministra të qeverisë, të cilët u propozuan nga BDI-ja.

Ministrat dhe zv/ministrat u votuan një nga një me shumicë votash, ndërkaq kundër tyre ishin 30 deputetë. Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, paraprakisht njoftoi se kjo parti nuk do t’i përkrah kandidaturat e tyre, shkruan agjencia Ina.

Ndërkohë më herët pati përplasje të ashpër të deputetëve të maxhorancës dhe opozitës për rifreskimin e kabinetit qeveritar. Ndërsa BDI mbronte ministrat e rinj dhe politikat e saj, PDSH dhe LSDM sulmuan ashpër partinë shqiptare në pushtet, duke e quajtur madje kreator të krizës politike në vend.

Dimitriev gjatë fjalimit të tij para deputetëve tha se ai pret që ministrat e rinj të vazhdojnë projektet e qeverisë.  Sipas Dimitrievit  meqë bëhet fjalë për qeevri teknike, projektet madhore do të vazhdojnë pas zgjedhjeve.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.