Kush është Helidon Bendo drejtuesi i ri i SHISH_it …

0

Visho Ajazi Lika ia ka paraqitur zyrtarisht largimin nga detyra kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit i propozoi Presidentit Ilir Meta emrin e ri, atë të Bendos, gjatë një takimi të zhvilluar mesditën e sotme. Vetë e zyra e shtypit pranë Kryeministrit ka dhënë detaje nga takimi duke konfirmuar se “Rama i propozoi Metës lirimin e Drejtorit te Sherbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim ne kete detyre te zv.drejtorit te Sherbimit Informativ, Helidon Bendo“.

Propozimi i kryeministrit per lirim dhe emerim ne krye te Sherbimit Informativ Shteteror, erdhi pas doreheqjes nga detyra te drejtorit te ketij sherbimi, te cilen kryetari i qeverise e mirepriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi per kontributin e tij”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Visho Ajazi Lika u emërua në detyrën e drejtorit të SHISH në gusht të vitit 2012 nga Kryeministri Sali Berisha dhe me dekret të Bujar Nishanit. Prej disa muajsh atij i kishte përfunduar mandati por qëndroi në detyrë në pritje të konfirmimit të pasuesit të tij.

Sipas ligjit, shefi i Shërbimit Informativ propozohet nga Kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti. Për këtë qëllim ishte edhe takimi mesditën e kësaj të henë mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, takim i cili zgjati rreth 30 minuta.

Kush është drejtori i komanduar i SHISH
Helidon Bendo ka mbajtur deryrën e zv/drejtorit të SHISH, i emëruar në prill të vitit 2016 me dekret të ish-presidentit Bujar Nishani. Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.

Sipas CV të publikuar në faqen e SHISH, Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Helidon Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit. Ai flet gjuhët anglisht e greqisht. Në CV-në e tij Helidon Bendo ka shkruar gjithashtu se i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.

Helidon Bendo mban prej 18 muajsh detyrën e zv.drejtorit të SHISH dhe nëse Presidenti Meta do të hedhë firmën, ai do të marrë drejtimin e këtij institucioni.

Ai ka lindur në 12 maj 1971 në Korçë dhe sipas CV-së është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Në formularin e dekriminalizimit që Bendo ka dorëzuar në Presidencë, thuhet se gjatë periudhës korrik 1991 deri në nëntor 1993 ka qëndruar në Greqi në Evia, Lutsa dhe Athinë si emigrant.

Në shtetin grek Bendo ka pasur emrin Johan, që siç saktëson në formularin e dekriminalizimit e ka emrin e pagëzimit.

Bendo deklaron se nuk është dënuar me ndonjë vendim të formës së prerë dhe as me ndonjë vendim gjyqësor jopërfundimtar.

1234567

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.