Kurdët irakenë kanë ngrirë rezultatet e referendumit për pavarësi, duke ofruar një armëpushim dhe dialog me Bagdadin.
Qeveria rajonale e Kurdistanit tha në një deklaratë se ishte e detyruar të vepronte me përgjegjësi në mënyrë që të parandalonte dhuna dhe përplasjet e mëtejshme.
Deklarata propozon një fund të të gjitha operacioneve ushtarake në rajon.
Ajo vjen pas një vote të rëndësishme muajin e kaluar mbi pavarësinë e rajonit nga Bagdadi.