KUR I ZOTI I SHTËPISË…

0

Vëzhgim

KUR I ZOTI I SHTËPISË DEL TË SHPËRNDAJË VETË FTESA PËR DASMË E KA NJË HALL

Ilir Meta, Presidenti im, dje e kishte një hall…

Sot tek dëgjoja Presidentin e vendit tim të ligjëronte për më se një orë për veten thashë “Presidenti im e ka një hall.
Çdo fjali pas pike fillonte…
“…Presidenti i vendit… Presidenti i vendit… Presidenti i vendit…”,
Lëçiste Ai sikur të fliste një tjetër për të dhe jo ai vetë për vete, me zë e figurë…
Më shkoi mendja tek një fjalë e urtë e “Universitetit të Dibrës”, nga ato fjalë që përmenden me rast e shtjellohen nga njerëz që ia dinë rrënjët dhe degët “tamlit”.
“Kur i zoti i shtëpisë del të shpërndajë vetë ftesat për dasmë, e ka një hall”.
E kisha dëgjuar në dhoma të ngushta ku flitet e debatohet për gjëra nga më të ndryshmet. Nuk isha thelluar.
Publikisht e dëgjova një ditë vjeshte të vitit 1964 në një mbledhje të gjerë popullore në Zall-Dardhë, në ditët kur diskutohej anë e kënd vendin për “Kushtetutën Berishiane”, siç e quante Ai dhe firmoste publikisht mbi kopertinën e saj.
Servet Pëllumbi, sekretar i partisë socialiste atëherë, iu drejtua banorëve të Dardhës trevë auditor i veçantë i “Universitetit të Dibrës”:
“Kur i zoti i shtëpisë, siç ma tha një bashkëfshatar juaji, del vetë të shpërndajë ftesa për dasmë e ka një hall.
Sali Berisha e ka një hall.
Sali Berisha ka dalë me librin e kushtetutës së firmosur me dorë e tij e ju fton për dasmë.
Saliu e ka një hall të madh.
Kushtetuta e tij është një Drin i turbullt. Mos e kaloni atë”.
Dy ditë më vonë Sali Berisha i ra “me vrap” Dibrës, nga Bulqiza në Peshkopi, duke shpërndarë me firmë “Kushtetutën” e tij.
Vrapoi e vrapoi…
Nuk piu kafe askund.
Nuk ia ofroi askush.
As edhe një mik i tij që ia kërkoi.
Miku iu përgjigj se po qe se vjen si mik i vjetër derën e ke të hapur. Po qe se vjen me shoqërues e me tutreçka, derën e ke të mbyllur.
Unë asokohe gazetar profesionist përcolla një shkrim me titull “Dibra nuk i dha kafe Sali Berishës”.
Të mos pish kafen e Dibrës është e rëndë…
Më sulmuan, madje ashpër, bile edhe në familje…
“Kushtetuta” e Sali Berishës, me votim popullor, më 6 nëntor 1974, RA…
Njëzet e pesë vjet më vonë, vjeshtë më vjeshtë, Ilir Meta më kujton të njëjtën kohë. Sikur ta kisha jetuar dje…
Fletë vetë Presidenti im.
I nxituar…
Lexon atë që më e pakta duhet ta lexonte zëdhënësi i tij.
Lexon e komenton…
Me vete…
Për ti mbushur mendjen vetes?
Nuk ma merr mendja…
Gjetkë e kishte fjalën…
Kishte dalë të shpërndante ftesa për dasmë…
Vetë…
Kaq në hall nuk e kam parë presidentin tim…
Hall mbi halle !

Abdurahim Ashiku

Athinë, 15 nëntor 2019


 

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.