Kukësi e Vllaznia ndahen në barazim

0

Kampionët e Shqipërisë janë ndalur në barazim në  shtëpinë e tyre në “Zeqir Ymeri”.Përballja e sotme mes Kukësit dhe Vllaznisë ka përfunduar barazim me nga dy gola të shënuar për të dyja skuadrat.

Ernest Gjoka, ish-trajneri i Kukësit, por sot si drejtues i ekipit të Vllaznisë  ka marrë hak ndaj  skuadrës  verilindore duke e ndaluar në shtëpi.Vllaznia e nisi ndeshjen me eufori duke shënuar dy golat  në harkun e 13 minutave, përkatësisht në të 6’ dhe të 19’ me autor Astina.

Pas pësimit të dy golave në pak minuta,  ekipi i kampionëve ishte në gjendje të  rëndë psikologjike, por shkodrani Guri në minutën e 25  gjen rrugën e rrjetës duke shkurtuar shifrat në 1: 2 për ekipin e Kukësit.Minutat e mbetur prodhuan lojë të vrullshme dhe kërkuese nga të dyja ekipet, por pjesa e parë do të mbyllet në avantazh të shkodranëve.

Me fillimin e pjesës së dytë të zotët e shtëpisë të gjendur përballë presionit të humbjes, u shfaqën më të etur për të ndryshuar rezultatin.Në minutën e 62’ të lojës ekipi i Kukësit  shënon një supergol me brazilianin Cale,  duke rihapur dhe njëherë takimin.

Ndeshja mes Kukësit dhe Vllaznisë mbyllet në paqe me rezultatin 2:2, ndërsa hapi i gabuar i Kukësit i jep mundësin korçarëve të Skëndërbeut të shkëputen të pashqetësuar në krye të renditjes.

Me ndeshjen e sotme Kukësi ka grumbulluar 17 pikë, ndërsa  Vllaznia renditet në kuotën e 6 pikëve në renditjen e përgjithshme. Skënderbeu ka siguruar plot 22 pikë,  ndërsa vëndi I dytë mbahet nga Kukësi me 5 pikë më pak, gjë e cila i sjellë qetësinë korçarëve.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.