Kukës : Tregtari godet me sëpatë kolegun

0

Një 46 vjeçar është arrestuar pasi ka goditur në kokë me sëpatë një 55 vjeçar. Sherri është shënuar dje në vendin e quajtur ish markata e mishit në Kukës.
Policia arrestoi Shaqir Pecën , banues në Kukës ndërsa i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e Kukësit informon: “Arrestimi i Shaqir Pecës është bërë pasi tek tregu i qytetit, në vendin e quajtur ish markata e mishit pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin Sh.P, 55 vjec banues në fshatin Osmanaj të Kukësit”
Dy shtetasit ishin tregtarë dhe sherri ka qenë për konflikte interesi.

Materialet I kalauan Prokurorisë për akuzën “Plagosje e rëndë me dashje” dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.