Kukës : Familjet në nevojë nuk kanë marrë prej dy muajsh ndihmën ekonomike

0

Familjet në nevojë në Kukës nuk kanë marrë prej dy muajsh ndihmën ekonomike. Më shumë se 6 mijë familje kuksiane nuk do të kenë festë të Kurban Bajramit, pasi një pjesë e madhe e tyre e kanë të vetmin burim të ardhurash.

Po ashtu edhe personat me aftësi të kufizuar nuk kanë marrë pagën për muajin gusht.

Këshilli Bashkiak, nuk po arrin korumin nevojshëm edhe pse mbledhja e tij u thirr ditën e djeshme, nga jo më pak se një e treta e këshilltarëve.

Tregu i qytetit një ditë para festës ngjason me një vendtakim të qytetarëve me blerje të vogla sa për të kaluar radhën.

“Me këto jetojmë, pa punë, me 30 mije lekë në muaj, dhe i marrim kur tu teket.  Çfarë ndihmë ekonomike ka marrë ky popull? Ata me pi me henger kanë, populli ska pare për libra për të çuar fëmijët në shkollë, për  tu veshur.  Kemi ankesë për Këshillin Bashkiak, i cili nuk miraton buxhetin për invalidët. Ne invalidët kërkojmë që ky problem të zgjidhet, të përcaktohet një datë për përkrahjen sociale dhe për invalidët”, flasin qytetarët.

Sipas drejtorit të ndihmës ekonomike Dileman Nela, kjo situatë është kthyer në një problem mjaft shqetësues, ndonëse bashkia prej kohësh ka bërë gati materialet dhe projekt vendimet por dështimi i mbledhjes ka penalizuar përfituesit e kësaj skeme.

Ka dy muaj, korrik dhe gusht që ndihma sociale për banorët e Bashkisë se Kuksit nuk ndahet. Arsyeja është mosmbledhja e Këshillit Bashkiak, që me këtë rast është dhe festa e Bajramit, kemi bllokim të fondit edhe për ndihmën e invalidëve.  Mendoj se koha është e pamjaftueshme për të shpërndarë ndihmën ekonomike përpara, festës se Bajramit. I Bëj thirrje Këshillit Bashkiak që ne si administratë të jemi të gatshëm në cdo kohë, pavarësisht orarit të punës”, shprehet drejtori i ndihmës ekonomike në Kukës, Dileman Nela

Kjo nuk është hera e parë që këshilli bashkiak i Kukësit penalizon qytetarët duke krijuar një problem që po kthehet në përseritje që nga mesi i vitit të kaluar.

Nga ana tjetër ata të cilët e vuajnë këtë mospërgjegjësi janë shtresat në nevojë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.