Kukës : Familjet e përmbytura nga liqeni i Fierzës kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve

0

Familjet e përmbytura nga liqeni i Fierzës në Kukës protestuan duke kërcënuar se do të bojkotojnë zgjedhjet e 25 qershorit, pasi sipas tyre asnjë deputet në 27 vjet nuk ka ngritur zërin për pronat e tyre që shfrytëzohen nga shteti për prodhimin e energjisë elektrike. Sherif Kastrati, kryetar i shoqatës së të përmbyturve të Fierzës,  paralajmëron të gjithë kandidatët për deputet të qarkut të Kukësit se nuk do marrin asnjë votë prej këtyre familjeve.

Sherif Kastrati: “Asnjë nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje dhe duhen pranuar vetëm njerëz me dinjitet që ngrejnë problemet e popullit.”

Shoqata e Tokave të Përmbytura nga hidrocentrali i Fierzës, përfaqëson 5.500 familje, me 35-40 mijë persona. Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978, përmbyti Kukësin e Vjetër dhe 36 fshatra të rretheve Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.