Kujtesë O Zot! Po pse kjo u është fshehur mërgimtarëve të vegjël në Greqi?

0

O ZOT! PO PSE KJO U ËSHTË FSHEHUR MËRGIMTARËVE TË VEGJËL NË GREQI?

Vëzhgim

Toponimet, kanë qenë një nga çështjet për të cilat ambasadori ynë në Greqi Dashnor Dervishi informoi komisionin e Jashtëm, duke pranuar për herë të parë se pala greke ka kërkuar me kohë ndryshimin e shkrimit në pasaporta dhe se kjo kërkesë është neglizhuar nga shqiptarët.
“Ne e neglizhuam kërkesën e grekëve për toponimet. Ishte kërkesë e disa viteve më parë”, ka thënë ai.
Është ky një lajm i përcjellë nga një agjenci prestigjioze lajmesh…
Befasuese…  Ne e neglizhuam…
Por kush bën pjesë në këtë… Ne e neglizhuam?
Kush ? Ambasadori? Me kokën e tij ta ketë bërë? Po ta kishte bërë me kokën e tij nuk do të thoshte…Ne e neglizhuam por Unë e neglizhova. Në njejës dhe jo në shumës. Pas Ne e neglizhuam…zinxhiri zgjatet e ngjitet, ngjitet deri tek kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe Presidenti…
Komisioni Parlamentar i Politikës së Jashtme në seancën dëgjimore të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Greqi duhej të ndalej fort dhe të informonte publikun mërgimtar që pasojat e neglizhencës skandaloze për toponimet i ka përjetuar barbarisht pikërisht në deklaratën….. “Ne e neglizhuam kërkesën e grekëve për toponimet. Ishte kërkesë e disa viteve më parë”
Nuk është ndalur. Nga lajmi i dhënë nga një agjenci prestigjioze nuk shkohet më tej.  Në emisionet e mesditës as dy kanalet kombëtarë televizivë “Top-channel” dhe “Klan” që shihen në të gjithë botën, u fol për të gjitha gjërat por për këtë, për një problem që u dhemb të gjithë mërgimtarëve në Greqi, nuk u tha asnjë fjalë.
“Ne e neglizhuam kërkesën e grekëve për toponimet. Ishte kërkesë e disa viteve më parë”.
Kjo neglizhencë nuk duhet të kalojë lehtë. Është një neglizhencë e pafalshme. Është një neglizhencë që ka çuar në një krim. Është një neglizhencë që duhet ndjekur penalisht…
Kjo do të ndodhëte në çdo shtet demokratik, në çdo shtet që mbron të drejtat elementare të shtetasve të vet, në çdo shtet që fëmijët i ve në plan të parë të të drejtave të njeriut…
Në Shqipëri kjo kalon vetëm me një fjali… “Ne e neglizhuam kërkesën e grekëve për toponimet. Ishte kërkesë e disa viteve më parë”…
Fali Zot se nuk dijnë ç’bëjnë…

 

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.