Kuçovë : Ndalohen vjedhësit e shkollës

0

Është zbardhur një vjedhje e ndodhur në janar të këtij viti në shkollën e mesme “11 Shkurti” në Kuçovë, ku u mesme u vodhën me thyerje 39 tableta elektronike. Policia ka ndaluar sot tre persona, K.Gj, 17 vjeç, Sotir Diamandi,19 vjeç, dhe Vefjon Diamandi, 19 vjeç, të tre banues në Kuçovë, si autorë të dyshuar të vjedhjes si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë,R.P, 19 vjeç, dhe Sh.H, 18 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kuçovë

Zbardhet vjedhja e ndodhur në shkollën e mesme, në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë Ndalohen 3 prej autorëve si dhe shpallen në kërkim 2 prej tyre

Më datë 13.10. 2017, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë fal një pune të mirëfilltë hetimore u zbardh vjedhja e ndodhur në shkollën e mesme, në lagjen “11 Shkurti ” Kuçovë.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 18.01.2017 ku në shkollë e mesme u vodhën me thyerje 39 tableta elektronike të markës “PRESTIGIO MULTIPAD”, u bë ndalim i 3 prej autorëve të dyshuar:
K.Gj, 17 vjeç, Sotir Diamandi, 19 vjeç, dhe Vefjon Diamandi, 19 vjeç, të tre banues në Kuçovë. Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 autorë të tjerë:  R.P, 19 vjeç, dhe Sh.H, 18 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.