Ku shkuan mbi 750 ton kanabis që prodhonte në vit Lazarati në kohën e Bashës ?

0

Arben Meçaj, një inxhinier me profesion dhe pedagog që në fakultetin e Inxhinierisë ka bërë sot një analizë të gjatë  sa i përket historisë së kultivimit të kanabisit në vend në DITA.

Meçaj ka dhënë disa të dhëna tronditëse për ish ministrin e brendshëm Lulzim Basha, i cili siç citohet, është zotuar për Lazaratin se “Ai grusht njerëzish do të ndiejë peshën e fortë të ligjit dhe do të përballen me drejtësinë në çdo ditë çdo javë në ditët dhe muajt në vijim”. Si përfundim nuk kishte asnjë  të denoncuar; asnjë sasi e kapur; asnjë grup kriminal. Madje, më keq akoma, mbjellja e hashashit nga intensive u bë masive.

9 në 10 familje në Lazarat në vitin 2011 kultivonte hashashin. A ka qenë Basha pjesë e bandës për sa kohë nuk reagoi kurrë me aksione konkrete edhe pse siç thotë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Burgaj ““Kam gjithë informacionin e duhur për përgatitjet që po fillojnë nga disa persona që po penalizojnë jo vetëm Gjirokastrën, por mbarë Shqipërinë. Veprimet e policisë do të jenë tepër të ashpra“ ?

Më tej ai jep të dhëna të frikshme për territorin dhe sasin e kultivimit. Viti 2011. Asnjë indicie mediatike apo shtetërore mbi fenomenin Lazarat. Asnjë informacion shtetëror apo mediatik mbi trafik hashashi nga Lazarati, prani të grupeve kriminale të narko-trafikut në Lazarat apo dhe Shqipëri. Dhe kjo “heshtje” në vitin 2011 kur Minister i Rendit ishte Lulzim Basha, në kushte kur:

në Lazarat janë mbjellë mbi 750 mijë rrënjë hashash në vit
në Lazarat janë prodhuar mbi 750 tonë hashash në vit
nga fshati Lazarat evakuohen mbi 750 tonë hashash në vit
nga territori shqiptar “eksportohen” drejt tregut evropian mbi 750 tonë hashash në vit

Pjesë nga analiza e Arben Meçajt:
Është viti 2010 -2011 -2012 -2013, ku Lazarati kthehet në një “Fermë Gjigande” të  prodhimit të hashashit. Në viti 2010 fillojnë prononcimet e para të funksionarëve shtetërorë. Pas dy aksioneve të dështuara (qershor-gusht 2010) në Lazarat. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Burgaj, pas dështimit të aksionit të dytë në gusht 2010, në takim me drejtuesit vendorë të policisë Gjirokastër deklaron: “Kam gjithë informacionin e duhur për përgatitjet që po fillojnë nga disa persona që po penalizojnë jo vetëm Gjirokastrën, por mbarë Shqipërinë. Veprimet e policisë do të jenë tepër të ashpra“.

Po atë ditë,  gusht 2010, në opinionin publik vjen dhe deklarata e Ministrit të Brendshëm të kohës Lulzim Basha. “Ai grusht njerëzish do të ndiejë peshën e fortë të ligjit dhe do të përballen me drejtësinë në çdo ditë çdo javë në ditët dhe muajt në vijim”.  Janë dy prononcime publike, ku qartësisht evidentohet dijenia absolute e instancave shtetërore ligjzbatuese (Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit) mbi fenomenin kriminal të kultivimit masiv të Hashashit në Lazarat.

Ndërkaq, në vijim të “masave anti- hashash”, në Ujë të Ftohtë Tepelenë dhe daljen jug-lindore të Lazaratit, në mënyrë demonstrative,  vendosen postblloqe policiore 24 orëshe. Çdo automjet apo qytetar që kalonte në këto akse rrugore, i nënshtrohej kontrollit të rreptë fizik policor. (mos e nënvlerësoni dhe harroni në argument këtë fakt).

Por viti 2011 shënon vitin epokal të shpërthimit galopant të mbjelljes dhe prodhimit të hashashit në Lazarat. (Shënim ! Minister i Brendshëm ishte Lulzim Basha).  Në dijeni të tij dhe Drejtorit të Përgjithshëm, Policia e Shtetit ajo Lokale dhe Qendrore organizojnë planin operativ të policisë së shtetit për “neutralizimin dhe shpënien para ligjit” të “atij grupi njerëzish” që “do të ndiejë peshën e fortë të ligjit dhe do të përballen me drejtësinë në çdo ditë çdo javë në ditët dhe muajt në vijim”.

Rezultati: Asnjë i denoncuar; asnjë sasi e kapur; asnjë grup kriminal. Mbjellja e hashashit nga intensive u bë masive.  9 në 10 familje në Lazarat në vitin 2011 kultivonte hashashin

Sa ishte sasia e hashashit të prodhuar në 2011 në Lazarat?
Lazarati përfshin një territor rreth 500 ha. Fotot ajrore të 11 shkurtit 2011 mbi Lazarat tregojnë se zona qëndrore e fshatit (rreth 270 ha) në mbi 80 për qind të saj ishte e mbjellë me hashash. Ndërkaq  mbjellje konstatohen në periferi (dhjetra parcela) dhe buzë rrugës nacionale.

Në këtë vit, mbështetur mbi fotografimin ajror,  mund të llogariten me rezervë rreth 230-250 ha sipërfaqe e mbjellë me hashash në Lazarat.

Duke konsideruar që kjo bimë (në standardin e unifikuar në Lazarat) mbillej në rreshta çdo 2 m, me distancë rreth 2-2.2 m nga njëra- tjetra, llogaritet se në një hektar ishin mbjelle rreth 3 000 rrënjë. Duke llogaritur sasinë e sipërfaqes së mbjellë dhe intesitetin e mbjelljes për ha, llogaritet se: në 2011 në Lazarat ishin mbjellë rreth 700-750 mijë rrënjë apo ekuivalent 700-750 tonë hashash.

Viti 2011. Asnjë indicie mediatike apo shtetërore mbi fenomenin Lazarat. Asnjë informacion shtetëror apo mediatik mbi trafik hashashi nga Lazarati, prani të grupeve kriminale të narko-trafikut në Lazarat apo dhe Shqipëri. Dhe kjo “heshtje” në vitin 2011 kur Minister i Rendit ishte Lulzim Basha, në kushte kur:

në Lazarat janë mbjellë mbi 750 mijë rrënjë hashash në vit
në Lazarat janë prodhuar mbi 750 tonë hashash në vit
nga fshati Lazarat evakuohen mbi 750 tonë hashash në vit
nga territori shqiptar “eksportohen” drejt tregut evropian mbi 750 tonë hashash në vit

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.