Ksamil : Vidhen në një banesë para e bizhuteri

0

3.5 milionë lekë të reja dhe 3 mijë euro janë grabitur në një banesë.

Mbrëmë rreth orës 22:35, në Ksamil shtetasi Sh.M. ka denoncuar se i është vjedhur banesa.

Sipas policsië, në  banesën e Sh.M. janë vjedhur 3.5 milionë lekë të reja,  3000 Euro si dhe  disa bizhuteri të ndryshme.

Në kohën kur ka ndodhur vjedhja, nuk kishte njeri në banesë, ndërsa grupi hetimor po  vijon  hetimet për zbardhjen,  identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Share.

About Author

Leave A Reply