Kroaci-Kosovë do riluhet sot në orën 14:30

0

UEFA ka marrë vendimin për sfidën Kroaci-Kosovë, e cila u ndërpre ditën e djeshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Sfida u ndërpre nga arbitri në minutën e 22 pasi fusha e stadiumit “Maksimir” u mbulua nga uji, ndërsa reshjet e vijonin pa ndërprerje.

Ndeshja është vendosur të luhet ditën e sotme në orën 14:30.

Ky takim do të rinisë nga minuta e 22, atëherë kur u ndërpre zyrtarisht pas konsultave të arbitrit të takimit me delegatin e UEFA-s dhe përfaqësues të të dy ekipeve.

Menjëherë pas kësaj ndeshje, ekipi i Kosovës por edhe kroatët do të udhëtojnë pasi të martën dy përfaqësueset kanë ndeshje të rëndësishme ndaj Finlandës në Shkodër dhe ndaj Turqisë në Stamboll.

Në momentin e ndërprerjes së ndeshjes rezultati ishte i barabartë 0:0.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.