Kriza e emigrantëve, Athina tërheq Ambasadorin nga Vjena

0

Greqia ka tërhequr ambasadorin e saj nga Austria pas mosmarrëveshjeve të thella mbi krizën e kalndestineve që ka përfshirë të gjitha vendet europiane.

Vendimi erdhi pasi Austria nuk ftoi Greqinë në samitin e vendeve të Ballkanit për të diskutuar gjetjen e një zgjidhje për krizën. Autoritet greke e kanë konsideruar  akt armiqësor veprimin e Vjenës, duke argumentuar se ambasadorin e kanë thirrur për konsultime mbi marrëdhënien mes dy vendeve.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme greke tha se ambasadori është thirrur për të  ruajtur marrëdhëniet miqësore mes shteteve dhe popullit grek dhe atij austriak. Ministrat e Bashkimit europian dhe vendeve të Ballkanit po takohen në Bruksel në përpjekje për të sheshuar përçarjet lidhur me çështjen e emigrantëve.

Austria, Serbia dhe Maqedonia kanë ashpërsuar masat për hyrjen e emigrantëve nga Greqia dhe sipas informacioneve pritet të ashpërsohen edhe më tej.

Më shumë se 100 mijë emigrantë kanë hyrë ilegalisht në BE këtë vit  dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Greqia. Rritja e fluksit dhe dështimi në menaxhimin e përbashkët të krizës ka çuar në paralajmërime të forta për shpërbërjen e bllokut. Të mërkurën, përfaqësues nga 10 shtete të Ballkanit morën pjesë në bisedimet e Vjenës dhe ranë dakord për të bashkërenduar veprimet për të kufizuar rrjedhjen e emigrantëve.

Por fakti që Greqia nuk ishte e ftuar ka zemëruar Greqinë, e cila deklaroi se kriza e rëndë e refugjatëve nuk mund t’i  ngarkohet vetëm një vendi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.