Kriteret e reja për të përfituar ndihmë ekonomike

0

Për të përfituar ndihmën ekonomike, çdo person duhet të paraqitet çdo 3 muaj pranë administratorit shoqëror. Ky është vendimi më i fundit që ka marrë qeveria për të gjithë përfituesit e ndihmës ekonomike.

“Anëtarët madhorë të familjes paraqiten çdo 3 muaj pranë administratorit shoqëror për të deklaruar lidhur me gjendjen social-ekonomike të familjes. Administratori shoqëror hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar deklaratën lidhur me ndryshimet social-ekonomike të familjes. Anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/ përdorim, përjashtohen nga skema”,- thuhet në vendimin e qeverisë, të miratuar pak ditë më parë

Aplikimi
Ndihmë ekonomike përfitojnë: a) familjet në nevojë; b) jetimët të cilët nuk janë në institucione; c) prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre; d) viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Ndihma ekonomike, për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, është një pagesë që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, e cila kufizohet në kohë, për një periudhë jo më shumë se 5 vjet.

Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike nuk aplikohet, për: a) familjet, anëtarët e së cilës janë mbi moshë pune; b) familjet me kryefamiljare gra, me të paktën një fëmijë që ndjekin arsimin bazë. Për të përfituar ndihmë ekonomike, subjektet e përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: Për familjet në nevojë, kryetari i familjes/ anëtari madhor, së bashku me bashkëshorten, kur ka një të tillë, kërkojnë të aplikojnë pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinë/njësinë administrative, ku kanë vendbanimin duke paraqitur, si më poshtë: a) Kopjen e kartës së identitetit të aplikantëve; b) Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme/ vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Kadastrës, apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës, për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.

Procedura
Administratori shoqëror, në prani të kryetarit të familjes/anëtarit madhor, së bashku me bashkëshorten, kur ka një të tillë, kur aplikon për ndihmë ekonomike, hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar, brenda 10 ditëve të para të muajit, të dhënat e mëposhtme: a) Formularin për aplikim për ndihmë ekonomike, për: i) demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; ii) llojin e banesës; iii) pasuritë/asetet familjare; iv) t ë ardhurat nga programet e mbrojtjes shoqërore dhe të ardhurat e tjera. Administratori shoqëror, pasi verifikon situatën socialekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit për të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar të dhënat sipas formularit.

Administratori shoqëror, në prani të kryetarit të familjes/anëtarit madhor, së bashku me bashkëshorten, kur ka një të tillë, hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar deklaratën, që është pjesë përbërëse e vendimit të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe që plotësohet çdo 3 muaj. Ndryshimi i vendbanimit të përfituesve të ndihmës ekonomike shoqërohet me transferimin e dokumentacionit pranë bashkisë/njësisë administrative të vendbanimit të ri.  Struktura përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki përgatit projektvendimin për familjet/individët që kërkojnë të trajtohen me ndihmë ekonomike, në bazë të të dhënave të gjeneruara nga administratori shoqëror dhe e paraqet për miratim pranë këshillit bashkiak, i cili brenda datës 20 të çdo muaji merr vendimin për propozim për familjet/individët përfitues të ndihmës ekonomike dhe ia përcjell Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror.

Vendimi
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, pas ardhjes së vendimit për propozim nga këshilli bashkiak, verifikon të dhënat e hedhura në Regjistrin Elektronik Kombëtar, konfirmon saktësinë e tyre pranë autoriteteve shtetërore përgjegjëse dhe në bazë të aplikimit të formulës së pikëzuar për familjet në nevojë, gjeneron vendimin për përfitimin e ndihmës ekonomike, përkatësisht: a) Për familjet/individët përfitues të ndihmës ekonomike dhe masën e përfitimit të tyre; b) Për familjet/individët jopërfitues me arsyen përkatëse të refuzimit.

Strukturat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, mjeku i familjes dhe administratori shoqëror, koordinojnë procesin e dhënies së ndihmës ekonomike, duke bërë të mundur dhënien e informacionit për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë, për personat e grupmoshës 35-70 vjeç. Administratori shoqëror ka detyrimin të njoftojë 3 muaj rresht, para muajit të lindjes, personat e grup-moshës 35-70 vjeç që përfitojnë ndihmë ekonomike për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë, në një nga ditët e muajit të lindjes.

Personi i njoftuar është i detyruar të paraqitet në muajin pasardhës të muajit të lindjes me një vërtetim nga qendra shëndetësore që ka kryer kontrollin mjekësor bazë. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, brenda 7 ditëve kalendarike, nëpërmjet strukturave rajonale të tij, dërgon informacionin e nevojshëm pranë administratorit shoqëror. Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtë mujore, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme: a) Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë nënë; b) Nuk tërheq ndihmën ekonomike, brenda një afati 10-ditor nga dita e depozitimit në llogarinë bankare/kryerjes së pagesave nga Posta Shqiptare, për përfituesit e ndihmës ekonomike me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme si shëndetësore dhe fatkeqësi;

MASA E NDIHMËS EKONOMIKE
Përllogaritja e masës së plotë të ndihmës ekonomike, për familjet e përzgjedhura në bazë të formulës së pikëzimit, bëhet sipas strukturës së familjes, por nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 lekë në muaj. Kur në përbërjen e strukturës së familjes, për efekt të llogaritjes së masës së ndihmës ekonomike, mbetet vetëm një anëtar, masa e ndihmës ekonomike për këtë të fundit është ajo e llogaritur për këtë anëtar. Për bashkëshortët në proces zgjidhjeje martese, kur ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, masa e ndihmës ekonomike për secilin bashkëshort, do të jetë e përllogaritur në bazë të strukturës së familjes.

Masa e ndihmës ekonomike, në muaj, për prindërit e fëmijëve të lindur është, si më poshtë:

a) trinjakë 3 000 lekë, për çdo fëmijë;

b) katërnjakë 4 000 lekë, për çdo fëmijë;

c) pesënjakë 5 000 lekë, për çdo fëmijë. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet deri në mbarimin e arsimit bazë, por jo më shumë se 18 vjeç.

Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit është 3 000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre. Masa e ndihmës ekonomike për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare, të përcaktuar në urdhrin e mbrojtjes apo urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, është 3 000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës. Masa e ndihmës ekonomike, për çdo jetim, është 3 000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet nga jetimët që nuk janë në institucione deri në çastin e punësimit të tyre.

Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet që ndjekin arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç, marrin një shtesë në masën 300 lekë në muaj gjatë vitit shkollor. Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet se janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit, marrin një shtesë në masën 100 lekë, për çdo vaksinë të kryer. Për anëtarin e familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuara, invalid pune, nuk llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen. Të drejtën për ta tërhequr dhe marrë në dorëzim ndihmën ekonomike për familjet në nevojë e ka bashkëshortja. Për rastet kur në strukturën e familjes bashkëshortja mungon të drejtën e tërheqjes e ka kryetari i familjes.

Detyrimi
Anëtarët madhorë të familjes paraqiten çdo 3 muaj pranë administratorit shoqëror për të deklaruar lidhur me gjendjen social-ekonomike të familjes. Administratori shoqëror hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar.

Masa
Përllogaritja e masës së plotë të ndihmës ekonomike, për familjet e përzgjedhura në bazë të formulës së pikëzimit, bëhet sipas strukturës së familjes, por nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 lekë në mua

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.