KQZ: Procesi zgjedhor i rregullt

0

Zgjedhjet lokale që u organizuan dje kanë kaluar pa ndonjë incident që do të dëmtonte integritetin e procesit zgjedhor.

Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së i cili tha që sa më shpejt të jetë e mundur do t’i shpallin rezultatet përfundimtare.

“Në QNR ka filluar skanimi i Formularëve të Rezultateve për të gjitha Vendvotimet. Pas skanimit të tyre, me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, formularët e skanuar do të publikohen në faqen e KQZ-së dhe secili kandidat (për kryetar komune apo për kuvend komunal) mund të shoh rezultatin e tij për secilin vendvotim.

Puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tani është e orientuar në shpalljen e Rezultateve Përfundimtare. Shpresojmë që në një kohë sa më të shpejtë që është e mundur t’i shpallim Rezultatet Përfundimtare”, ka thënë Elezi.

Në QNR, shton Elezi, se shpejti do të fillojnë të numërohen votat me kusht, votat që kanë ardhur përmes postës dhe votat të personave me nevoja të veçanta.

“Në QNR do të skanohet Lista Përfundimtare e Votuesve nga Vendvotimet e rregullta dhe pas kësaj do të fillohet me numërimin e Votave me Kusht; Votave përmes Postës; dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.