KQZ: Më pak votues se në 2013

0

Sipas zëdhënësit të KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi, numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale të mbajtura ditën e sotme ka pasur një rënie në krahasim me zgjedhjet e mbajtura në vitin 2013.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Elezi tha se janë rreth 20 mijë votues më pak. Sipas Elezit procesi ka qenë i rregullt deri më tani, ku sipas të dhënave të fundit kanë marrë pjesë 29% votues.

Procesi deri tani ka shkuar mirë. Të dhënat e orës 15:00 treguan se deri në atë kohë pjesmarrja ka qenë 29% . Në krahasim me votimet ë vitit 2013 këtë herë ka më pak pjesëmarrje 20 mijë votues më pak.  Në orën 19:00 mbyllet procesi i votimit dhe më pas do të bëhet numërimi i votave”, tha Elezi.

Pjesë nga intervista telefonike:

Si ka shkuar procesi i zgjedhjeve deri më tani?

Sipas vlerësimit deri tani dita e zgjedhje ka shkuar mirë pa ndonjë problem. Çështja është e përcaktuar nëse do kemi qytetarë që kanë shkuar për të votuar në orën 19 kur është planifikuar mbyllja e votimeve, në këto raste do i merren mjetet e identifikim të tyre do mbyllen qendrat e votimit dhe më pas do të votojnë këta persona.

Në Skënderaj a ka pasur të shtëna me armë?

Nuk kam informacion, presim deklaratë nga policia. Deri më tani procesi ka shkuar mirë

Sa është pjesëmarrja në votime?

Të dhënat e orës 15:00 treguan se deri në atë kohë pjesëmarrja ka qenë 29% . Në krahasim me votimet ë vitit 2013 këtë herë ka më pak pjesëmarrje 20 mijë votues më pak.  Në orën 19:00 mbyllet procesi i votimit dhe më pas do të bëhet numërimi i votave.

Do të doja të ndalesha në Prishtinë sa ka qenë pjesëmarrja?

Prishtina është zona më e madhe zgjedhore, deri në orën 15:00. Pjesëmarrja ka qenë 31.26%

Pas mbylljes së votimit pritet të dalin rezultatet e para?

Në Kosovë ndryshe nga Shqipëri numërimi bëhet në vendvotime. Të dhënat do ti shfaqim në kohë reale.

Lidhur me pjesëmarrjet në lidhje me zgjedhjet e kaluar kemi ulje apo rritje të pjesëmarrjes.

Ka një ulje të vogël rreth 20 mijë votues më pak

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.