KQZ nënshkruan marrëveshje me IEKA_n

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), për monitorimin e financimit dhe shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kryetari i KQZ-së, Klement Zguri dhe kryetari i Këshillit Drejtues të IEKA-s, Hysen Çela.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të KQZ-së dhe IEKA-s, për të siguruar monitorim efikas të financimit të partive politike dhe shpenzimeve që ato bëjnë gjatë fushatës zgjedhore.

Zguri: “Ndryshimet e bëra nga Kuvendi i Shqipërisë në ligjin për partive politike, e kanë vënë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përpara një sfide të vërtetë, për shkak të kohës së kufizuar që ka në dispozicion, për të për të nxjerrë të gjithë aktet ligjore të nevojshme dhe për të marrë të gjithë masat e duhura për të bërë mbikqyrjen e financimit dhe shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Duke qenë se ky aspekt i procesit zgjedhor ka një rëndësi të veçantë, KQZ në bashkëpunim me IEKA-n do të angazhohen maksimalisht që monitorimi i financimit të partive politike dhe shpenzimeve të tyre nga audituesit ligjore të IEKA-s,  të përmbushë kërkesat ligjore dhe të sigurojë transparencë”.

Nga ana e tij, Kryetari i Këshillit Drejtues të IEKA-s, Hysen Çela shprehu angazhimin maksimal të institucionit që ai drejton, për të ofruar konsulencë për përcaktimin e regullave që do të ndjekin audituesit, trajnimin e financierëve të partive politike dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces, si dhe mbikqyrjen e procesit të monitorimit nga ana e ekspertëve.

Çela tha se të gjithë problematikat që do të konstatohen në raportet e monitorimit, do t’i shërbejnë përmirësimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor.

Kreu i IEKA: Ky proçes nuk nis dhe përfundon sot, është një proçes që nuk përfundon asnjëherë.Teknologjia e informacionit po i ndryshon gjërat dhe jetën tonë. Jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin. Gjithësesi shprehim vullnetin dhe e falenderoj kryetarin për vlerësimin dhe kërkesën që ka bërë për të qenë partnerë. Ne jemi autoriteti që grupojmë dhe janë individët që do të angazhohen në varësi të parimeve përkatëse.

KQZ dhe IEKA do të angazhohen të shqyrtojnë në mënyrë të ndërsjelltë kërkesat dhe propozimet e dyanshme, për të sjellë një monitorim dhe mbikqyrje sa më efikase të financimit dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.