Kouchner: Rama një pro-europian e pro-atlantist i vendosur

0

Bernard Kushner ish ministër francez per Çështjet e Jashtme dhe Evropiane, bashkë-themelues i Médecins Sans Frontières dhe themelues i Médecins du Monde ne nje artikull per Ballkanin Perendimor shkruan se, Rama po del në pah si një nga udhëheqësit politikë më të sofistikuar në Evropë.

Ja shkrimi
Edhe pse diskutimet me përvojë të Brukselit flasin për një frenim të zgjerimit të BE-së – një viktimë e Brexit, nacionalizmit në rritje dhe “lodhjes nga zgjerimi” – ja vlen të vihet në dukje se, në fakt, procesi i zgjerimit nuk është ndalur aspak.

Përkundrazi, për një grup vendesh të Ballkanit Perëndimor që kanë aplikuar për anëtarësim, ky proces po ecën me të njëjtin vrull, dhe madje mund edhe të përshpejtohet më tej.

Kjo do të bëhet e qartë shumë shpejt. Pas zhvillimit të zgjedhjeve të këtij fund muaji në Shqipëri, dhe ndoshta, gjatë një samiti vjetor të Ballkanit Perëndimor, i planifikuar për tu mbajtur në Trieste në korrik, mund të jemi pothuajse të sigurtë se do të ketë një kërkesë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Tiranën këtë vit.

Nuk është e pashmangshme, por unë hamendësoj se përgjigja e BE-së do të jetë pozitive, të paktën në lidhje me negociatat. Unë gjykoj kështu duke u bazuar në burimet që Brukseli i ka kushtuar mbajtjes së të gjashtë kandidatëve nga Ballkani në rrugën e anëtarësimit, duke i ndihmuar sa herë kanë ndeshur në vështirësi, siç kanë vepruar edhe së fundi në Maqedoni dhe Shqipëri.Dhe rasti shqiptar është udhëzues në këtë drejtim. Për tre muaj, Partia Demokratike e krahut konservator, ngriti një çadër të stërmadhe jashtë zyrës së kryeministrit në Tiranë, duke bojkotuar parlamentin, duke kritikuar rëndë qeverinë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama të Partisë Socialiste.

Nuk u bë kurrë e qartë se për çfarë arsyeje ajo çka thuhej me një gjuhë përherë e më bombastike brenda çadrës nuk mund të mos thuhej brenda në parlament. Por ishte krejtësisht e qartë se, duke lënë bosh karriget e tyre parlamentare, Demokratët po bllokonin ecurinë e një reforme vendimtare të sistemit të drejtësisë, pjesën e fundit e mbetur nga reforma e rëndësishme institucionale që kërkohej përpara fillimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Boikoti parlamentar çoi në hapin logjik të radhës, ndonëse krejtësisht të paarsyeshëm, atë të një bojkoti të zgjedhjeve parlamentare. PD-ja u duk e vendosur për t’ja cënuar legjitimitetin qeverisë së ardhshme, duke përgatitur terrenin për – çfarë saktësisht? Në mënyrë të përsëritur, në fjalimet e zjarrta ndaj turmës së mbështetësve të tij, udhëheqësi i PD-së shpalli një “Republikë të Re”, duke lënë të kuptohet për synime revolucionare.

Brukseli u hodh në veprim. Shefja e politikës së jashtme Federica Mogherini dhe kryenegociatori i zgjerimit Christian Danielsson kryesuan delegacionet për të biseduar me udhëheqësit e partive. U dërguan për të ndërmjetësuar Anëtarë të Parlamentit Europian. Më në fund u arrit një marrëveshje. Përballë stuhisë së kërkesave të PD-së, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në qeveri të ministrave të caktuar nga PD-ja, Z. Rama kishte vetëm një kërkesë kyçe. Ai këmbënguli në kryerjen e procesit të reformës gjyqësore përpara zgjedhjeve. Pa këtë, tha ai, bisedimet me BE-në nuk mund të vazhdonin. Demokratët u tërhoqën.

Me fjalë të tjera, zoti Rama ishte i përgatitur që të vendoste gjithçka në tavolinë, përveç anëtaërsimit në BE. Kjo marrëveshje është një tregues i qasjes së tij strategjike se ai e vlerësonte këtë jo thjesht si një ndarje e përkohshme e pushtetit, por si garant i kësaj marrëveshjeje.

Z. Rama po del në pah si një nga udhëheqësit politikë më të sofistikuar në Evropë. Një artist i vlerësuar ndërkombëtarisht, ai është gjithashtu një ish lojtar profesionist i basketbollit. Një njohës i shumë gjuhëve të huaja, ai jetoi për disa kohë në Paris, ku fitoi njohjen e tij të parë si artist. Në dallim nga shumë politikanë, Z. Rama nuk përpiqet të shesë slogane.

Ideologjikisht, ai i përket qendrës së majtë – një social demokrat i “rrugës së tretë”, si britaniku Tony Blair ose ndoshta si presidenti i ri francez Emmanuel Macron. Një pro-evropian dhe pro-atlantist i vendosur, ai ka qenë i hapur në paralajmërimet e tij për ndërhyrjet ruse në rajonin e tij dhe jo vetëm.

Z. Rama e sheh anëtarësimin në BE si çelësin për zgjidhjen e mungesës së stabilitetit dhe mosmarrëveshjeve në Ballkan. Ai i ka kërkuar Brukselit që të përshpejtojë procesin dhe ta përfshijë rajonin në BE sa më shpejt që të jetë e mundur, pjesërisht për të shmangur lëvizjet aktuale nga Rusia që kërkon të zgjerojë ndikimin e saj.

Në këndvështrimin tim, si një vëzhgues për një kohë të gjatë i skenës së Ballkanit dhe ish përfaqësues i posaçëm i OKB-së në Kosovën fqinje, është se ka një mirëkuptim të fuqishëm për këtë pikëpamje në Bruksel, pavarësisht ngurrimit të shumë-trumpetuar.

Hapja formale e negociatave nuk do të thotë domosdoshmërisht një përfundim i shpejtë apo i sigurt, siç dëshmon situata në Turqi. Por, BE-ja duhet të mbajë gjallë shpresat e vendeve kandidate nëse dëshiron të ruaje ndikimin e saj.

Dhe vetëm për momentin, me udhëheqës veçanërisht miqësorë me BE-në, në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni, me Zoran Zaev-in e sapoemëruar si kryeministër, ekziston një liderësh reformatorësh që janë të gatshëm për të ecur në këtë rrugë.

*Bernard Kushner është një ish ministër francez per Çështjet e Jashtme dhe Evropiane, bashkë-themelues i Médecins Sans Frontières dhe themelues i Médecins du Monde.

shkrimi i kushner

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.