Kotzias : Do të shtojmë kontaktet me Shqipuerinë për të zgjidhur problemet dypalëshe

0

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias deklaroi se do të ketë kontakte intensive me Shqipërinë në muaj e ardhshëm për të zgjidhur çështjet midis dy vendeve.

Do të ketë kontakte në nivele të ndryshme me Shqipërinë për të zgjidhur çështjet mes dy vendevedeklaroi shefi i diplomacisë greke për mediat në një konferencë.

Mes dy vendeve ka disa çështje që nuk janë zgjidhur duke filluar nga kufiri detar, çështja çame, ligji i luftës, por edhe pretendimet e grekëve për varrezat.

Dy vendet kanë deklaruar disa herë se ka vullnet për të zgjidhur problemet e vjetra, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Share.

About Author

Leave A Reply