Kotzias sot në Shkup

0

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, do të vizitojë ditën e sotme Shkupin.

Vizita e Kotzias pritet të përqendrohet në ndërtimin e besimit mes dy vendeve, pas tensioneve të cilat vazhdojnë prej vitesh mes dy shteteve për shkak të emrit të Maqedonisë.

Athina zyrtare kërkon që Maqedonia të ndërrojë emrin e saj pasi emri Maqedoni përdoret në një provincë të saj në veri të vendit.

Për shkak të emrit, Greqia ka vendosur disa herë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Për shkak të këtij konflikti, Athina, Brukseli dhe Kombet e Bashkuara i referohen asaj si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Sipas burimeve që citojnë mediat vendase në lidhje me këtë vizitë, mësohet se bisedimet në Shkup të ministrit të Jashtëm grek do të përqendrohen në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, transportit dhe infrastrukturës

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.