Kosova sot në heshtje zgjedhore

0

Në ora 07:00 sot ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku nesër nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do të mund të votojnë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre komunalë.

Subjektet politike, të cilat për 30 ditë kanë zhvilluar fushatë, nga tani deri në përfundim të votimeve, janë të detyruar që t’i përmbahen heshtjes zgjedhore.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komunat e Kosovës, shkruan telegrafi.

Në ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Gjithashtu, janë trajnuar 17 mijë e 635 komisionerë. Po ashtu, janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.