Kosova shënon humbjen e rradhës në “Loro Boriçi”

0

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur në “Loro Boriçi” ndaj kombëtares së Ukrainës me rezultatin 0 -2 në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Pjesa e parë e takimi përfundoi pa gola, por të dy skuadrat luajtën futboll të hapur, duke krijuar edhe disa raste për gol, të cilat nuk arritën të konkretizohet nga asnjëra skuadër.

Në pjesën e dytë, Kosova krijoi diçka më shumë me anë të Besar Halimit, Bersant Celinës dhe Milot Rashicës, por pa arritur të gjejnë golin.

Në anën tjetër, Ukraina shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes së Kosovës dhe gjeti dy gola në këtë pjesë.

Fillimisht erdhi një autogol në minutën e 60-të me anë të Leart Paqaradës, ndërsa goli i 2-0 erdhi në minutën e 88-të me anë të yllit të Borussia Dortmundit, Andriy Yarmolenko, i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj humbje, Kosova vazhdon të qëndroj në vendin e fundit me vetëm një pikë nga nëntë ndeshje, ndërsa Ukraina në vendin e tretë me 17 pikë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.