Koreja e Veriut vazhdon me testimet nukleare

0

Koreja e Veriut nuk i ndal testet e saj nukleare duke u shndërruar në një kërcënim të vërtetë në të gjithë botën.

Mediat  bëjnë me dije se Peniani ka kryer një test nuklear, shpërthimi i të cili ka shkaktuar tërmet me magnditudë 6.3 ballë, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz. Po në të njëjtën zonë u verifikua edhe një tërmet i dytë 4.6 ballë.

Testi u krye në verilindje të vendit dhe u konfirmua edhe nga Japonia. SHBA bën me dije se më shumë sesa një tërmet ishte një shpërthim i fuqishëm i cili shkaktoi tronditjen.

Përmes televizionit shtetëror, Koreja e Veriut njoftoi se ka testuar me sukses bombën me hidrogjen e cila sipas tyre mund të mbërrijë deri në SHBA. Bomba konsiderohet 5 herë më e fuqishme se në Nagasaki.

Peniani e cilësoi testin të suksesshëm. Testimi u realizua në tunele nëntokësore dhe nuk pati rrezatim.

Prova e sotme nukleare është testi i gjashti i  ndërmarrë nga shteti komunist. SHBA dhe Seuli e përcaktuan testin nuklear si testin më të fuqishëm të realizuar deri më sot.

Një testim i tillë menjëherë shkaktoi frikë, pasi vetëm pak orë më parë lideri i Koresë së Veriut Kim Jon un u shfaq në media duke u shprehur se do testohej një bombë e re me hidrogjen e cila sipas ekspertëve është më e fuqishme se një bombë atomike.

Kombet e Bashkuara SHBA, Japonia kanë kritikuar ashpër testet bërthamore të Penianit i cili shpeshherë kërcënon se do të godasë me raketa balistike.

OKB-ja miratoi së fundmi sanksione të mëtejshme ekonomike për shtetin e izoluar komunist, të cilat u konsideruan nga Peniani një shkelje e rëndë e sovranitetit të vendit. Ai kërcënoi se SHBA-të do ta paguanin shtrenjtë.

Koreja e Veriut, e cila testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në muajin korrik, pretendon se tani është e aftë të godasë kontinentin amerikan.

Edhe presidenti Trump ka qënë i ashpër në reagimet e tij  duke kërcënuar madje se Peniani se do të përballej me “zjarr e tërbim, siç bota nuk e ka parë kurrë më parë”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.