Koreja e Veriut lëshon tre raketa balistike me rreze të shkurtër

0

Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike me rreze të shkurtër, raporton ushtria amerikane.

Dy nga raketat ranë në brigjet lindore të provincës Kangwon të Koresë së Jugut pasi fluturuan rreth 250 km, shprehen zyrtarët në Korenë e Jugut.

Që nga lëshimi i një rakete balistike ndërkontinentale muajin e kaluar, Pheniani ka kërcënuar se do të godasë territoret pranë ishullit Guam.

Ushtria amerikane thotë se testi I tre rakteva balistike me rreze të shkurtër nuk kërcënonte SHBA dhe Guam.

Testet e raketave të Koresë së Veriut shpesh vijnë si përgjigje e ushtrimeve ushtarake të Koresë së Jugut që përfshijnë dhe SHBA-të.

Mijëra trupa amerikane dhe koreano jugore po marrin pjesë aktualisht në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kryesisht janë ushtrime të simuluara me kompjuter.

Rraketat u nisën në orën 06:49 të së shtunës me orën lokale, raporton Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

Ushtria amerikane tha se dy raketa shpërthyen në fluturim dhe tjetra shpërtheu pothuajse menjëherë sapo u nis.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.