Koreja e Veriut kryen testin e rradhës

0

Koreja e Veriut duket se po kryen testin e radhës, të raketave balistike dhe së fundi ka lëshuar një tjetër raketë nga Peniani.

Goditja e radhës me raketë ka shqetësuar Japoninë, e cila i ka kërkuar banorëve të saj, të strehohen në vend-strehime të sigurta.

Ky veprim i Koresë së veriut, vjen fill pas miratimit të një pakete të re sanksionesh ndaj saj, nga Këshilli i Sigurimit në OKB.

Ende nuk dihet raportohet nëse ky test i radhës ka rezultuar i suksesshëm apo jo, ndërsa raketa ka kaluar mbi territorin japonez.

Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe SHBA, janë duke analizuar detajet dhe të dhënat e raketës së sapo lançuar, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Të dhënat e para tregojnë se raketa ka arritur një lartësi prej 770 kilometrash, ndërsa ka fluturuar në një distancë prej 3700 kilometrash.

Menjëherë ka reaguar edhe pallati presidencial i Koresë së Jugut, Shtëpia Blu,  duke thirrur një takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Sigurimit.

Raketa kaloi mbi ishullin verior tė Japonisė Hokkaido

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.