Koreja e Veriut kërcënon SHBA

0

Tensionet mes dy super fuqive botërore, SHBA-së dhe Koresë së Veriut, vijojnë të rriten dita-ditës. Një kërcënim i frikshëm ka ardhur së fundi nga Koreja e Veriut, e cila flet për atë që e cilëson si “dhimbja më e madhe” që ka pësuar ndonjëherë SHBA.

Ky kërcënim vjen pas sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, që sipas Koresë së Veriut, ishin një përpjekje e Pentagonit për të “ngordhur” vendin e karburantit dhe të ardhurat për programet e saj të armëve, shkruan BBC. Gjithashtu, masat e Amerikës kufizonin importin e naftës dhe ndalonin eksportet e tekstilit, dhe u miratuan pas testit të gjashtë dhe më të madh bërthamor nga Koreja e Veriut.

Menjëherë pas sanksioneve të SHBA, ka ardhur reagimi i fortë i Koresë së Veriut, e cila deklaron se do ta bëjë SHBA-në të vuajë dhimbjen më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë në historinë e saj.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.