Korçë : Zbulohet punishtja ku falsifikoheshin produkte ushqimore e vaji

0

Zbulohet punishtja ku falsifikoheshin produkte ushqimore në Korçë. Në kuadër të operacionit të koduar “ALKIS”, është arrestuar pronari i punishtes në të cilën prodhonte, ambalazhonte me etiketa në gjuhën greke dhe shiste vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme, një pjesë e sasisë së të cilit dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Vaji i cili ambalazhohej në këtë punishte, shitej në supermarkete të Korçës me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”. Në prangat e policisë ka rënë pronari i punishtes, Kosta Fshati 48-vjeç, i cili rezulton të jetë dënuar në vitin 2010 për prodhim të paligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë. Në punishten e drejtuar prej tij në lagjen nr.10 në Korçë u gjetën dhe u sekuestruan 1300 (njëmijë e treqind) litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë.

Gjithashtu u gjetën 5 (pesë) depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme, 1500 (njëmijë e pesëqind) etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme, 494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”, 1180 (njëmijë e njëqind e tetëdhjetë) shishe e bidona plastikë dhe metalikë, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrime greke, si dhe 17 (shtatëmbëdhjetë) fuçi plastike bosh 60 litroshe.

Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për të evidentuar dhe goditur rastet e paligjshmërisë, nga ana e specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “ALKIS” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Kosta Fshati, 48 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar në vitin 2010 për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” .

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, falë veprimeve të mirëorganizuara, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në punishten në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr 10 në Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale :

5 (pesë) depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme,

1300 (njëmijë e treqind) litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë,

1500 (njëmijë e pesëqind) etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme,

494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”,

1180 (njëmijë e njëqind e tetëdhjetë) shishe e bidona plastikë dhe metalikë, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrime greke, si dhe

17 (shtatëmbëdhjetë) fuçi plastike bosh 60 litroshe.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se këtë punishte shtetasi i mësipërm e përdorte për prodhimin dhe ambalazhimin e vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme me qëllim shitjen e tij në tregun vendas.

Gjithashtu një pjesë e sasisë së vajit të sekuestruar, dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a, 179, 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.