Korçë, Sekuestrohen 500 kg kanabis në doganën e Kapshticës, destinacioni ishte Turqia

0

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar një sasi prej 500 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas policisë droga u kap në një kamion me targa shqiptare dhe do të hynte në Greqi, dhe prej andej destinacion kishte Turqinë.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 474 pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe. Ndërsa në pranga u vu drejtuesi i kamionit.

“Në pranga u vu Eldi Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit  të ushtruar nga Policia Kufitare në vijën e dytë, (në dalje të Republikës së  Shqipërisë), si  edhe pas kontrollit  në skaner,mjetit tip kamion të markës “MAN” me targa AA312MY dhe rimorkos  me targë ADR495, me të cilin ky shtetas  udhëtonte  dhe  kishte si destinacion  Turqinë, iu gjetën  të fshehura dhe  u  sekuestruan  me  cilësinë e  provës materiale 474  (katërqind e shtatëdhjetë e katër), pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe, me lëndë të dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva, me një peshë të përafërt rreth  500 Kg. Sasia e lëndës narkotike , ishte fshehur në pjesën  e tavanit  të  mjetit  dhe  rimorkios së tij”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën   penale: “Trafik ndërkombëtar i  lëndëve narkotike” parashikuar nga  neni  283/a  i  Kodit  Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.