Korçë : Bashkia kërkon të krijojë një markë të saj për produktet tradicionale

0

Krijimi i një marke autentike me produkte tradicionale bujqësore e blegtorale të Korçës është projekti më i ri i bashkisë së këtij qyteti.

Projekti “Marka e shijes”, do të pozicionohen 170 njësi shitje me produkte autentike të rajonit juglindor dhe do të përfundojë punimet brenda vitit që vjen. Projekti do të realizohet në dy etapa, ku përveç ndërtesës përkatëse, në fazën e dytë synohet krijimi i një brandi të produkteve bujqësore dhe blegtorale të Korçës.

Gjatë takimit për prezantimin e projektit me grupet e interesit një partner i rëndësishëm është konsideruar edhe Fakulteti i Bujqësisë të universitetit të Korçës ku specialistë të fushës e kanë konsideruar markëzimin si një aspekt të rëndësishëm i cili do të shmangte abuzimin e tregtarëve me përdorimin e emrit të prodhimeve tradicionale edhe bujqësore

Projekti i cili kap vlerën e 140 mln leke vjen si një bashkëpunim i Bashkisë së Korçës, programit italian IADSA dhe Agjencisë së Zhvillimit Rajonal–3, ndërsa do të ketë edhe asistencën e rajonit të Pulias në Itali.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.