Komisioni i Ligjeve miratoi tarifat e reja gjyqësore

0

Edhe pse çështja “Tahiri” mori vëmendjen në seancën e Komisionit të Ligjeve, në fund deputetët e shumicës kaluan me votat e tyre ligjin për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore.

Në këtë mënyrë, nëse qytetarët do të duan të hapin një çështje administrative, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, një padi do të kushtojë 5 mijë lek të reja. Ankimimi në Gjykatën Administrative të Apelit do të kushtojë 2500 lekë të reja dhe po kaq do të kushtojë rekursi në gjykatën e lartë.

Një padi për zgjidhje të martesës tani do të kushtojë 5 mijë lek të reja. Po kaq do të kushtojë edhe padia për ndarje përpjesëtimore të pasurisë si dhe çdo padi tjetër sipas Kodit të Familjes.

Ky ligj përcakton edhe tarifat dhe shpenzimet për çështjet penale. Kështu kërkesa për shtyrjen e seancës gjyqësore, kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit, kërkesa për rivendosje në afate. Kërkesa për ndërhyrje kryesore të një pale të re, kërkesa për ekspert gjyqësor dhe kërkesa për riçeljen e hetimit gjyqësor do të kushtojnë 2 mijë lekë të reja.

Nëse çështja ka kaluar në gjykatën e apelit, të gjitha shërbimet e mësipërme do të kushtojnë po 2 mijë lek të reja.

Po kaq do të kushtojë kërkesa për shtyrjen e seancës dhe për përjashtim gjyqtari edhe në gjykatën e lartë ndërsa kërkesa për rishikimin e vendimeve civile, administrative dhe penale do të kushtojë 5 mijë lekë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.