Rama : Komisionet e vetingut janë ulë në tavolinë dhe shumë shpejt do të na tregojnë rezultate e para

0

Kryeministri Rama me anë të komunikimit javor në facebook ka thënë se, dua tu siguroj, pavarësisht zhurmës dhe pengesave të ngritura qëllimisht, ne nuk e kemi harruar dhe lënë pas dore asnjëherë punën për të cilën jemi zgjedhur. Javën që u mbyll, komisioni evropian na vlerësoj në një raport të vetin për rritjen më të shpejt të ekonomisë në rajon. Për konsolidimin e financave publike, dhe për uljen e borxhit publik. Banka e Shqipërisë nga ana e saj ka vlerësuar që indeksi i besimit të operatorëve ekonomik, ndërmarrjes dhe konsumatorit është rritur mbi nivelin mesatar në dhjetë vitet të fundit. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje inkurajuese, prej 10 %.Kemi shënuar rritje të importit të makinerive, dhe pajisjeve, çka tregon se po vazhdojnë të rriten investimet prodhuese, çka do të thotë se sjellin punësim real.

Ndërsa ka theksuar se do të vijojmë që të punojmë së bashku për rrugën evropiane.Kryeministri Rama tha se  shumë shpejtë do të jepen rezultate e para të vettingut, pasi komisionet e vetingut  janë ulë dhe shpresojë që shumë shpejt të kemi rezultate konkrete. Ai është shprehur se rritja e eksporteve dhe importeve janë në shenjë pozitive për ekonominë dhe sipas tij, kjo nxit hapjen e vëndeve të reja të punës.

Deklarata e Kryeministrit Rama në Facebook

“Dua t’ju siguroj që nga zhurmat e këtyre ditëve , jo vetëm se kam harruar punën, por kemi menduar vazhdimisht për këtë.Të dhënat e eksporteve kanë rritje inkurajuese ne 10%, importi po ashtu të cilët sjellin punësim real.Kemi ende kaq shumë për të bërë në infrastrukturë, bujqësi dhe turizëm në luftë  e korrupsionit e në arsim . Është një përgjegjësi që nuk më tremb, por do të jem unë së bashku me ekipin të shkojmë në një shpejtësi drejt BE.”-thotë Rama.

“Ata që  drejtojnë opozitën nuk kanë as ide dhe as vizion, keqardhje e thellë për ta. Ne e kemi marrë përgjegjësinë për të udhëhequr Shqipërinë, duam edhe njerëzit e zakonshëm duke u bërë pjesë e rrugës dhe planit të bashkëqeverisje, nuk ka qeveri lart apo qeveri poshtë, por qeverisje së bashku me qytetarët. Tashmë është  gati dhe aplikacionin për “Shqipërinë që Duam” . Shkarkoni aplikacionin dhe idetë do të përcillen me vëmëndjen e duhur, ju do të ndjeheni të përfaqësuar në çdo nivel.”-thekson kryeministri.

“Komisionet e vetingut janë ulë në tavolinë dhe shumë shpejt do të na tregojnë rezultate e para. Jetësimi i aspiratës për drejtësi në këtë vend, ndjenja e përgjesgjësisë për vendet që na besuan . Me njerëzit eë zakonshëm do të bëjmë shumë për vendin tonë. Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të deklarojnë dhe të shkruajnë në platformën për shqipërinë që Duam”-shtoi ai

“Komisioni Europian vlerësoi rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për uljen e borxhit publik.  Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje inkurajuese. Edhe në luftën kundër informalitetit është konstatuar rritje e xhiros. Këto janë lajme të mira që më motivojmë, por që nuk na mjaftojnë. Ka kaq shumë për të bërë në çdo sektor”-shprehet kryeministri Edi Rama.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.