Kombinat, i moshuari gjen një kallashnikov në koshin e mbeturinave

0

I moshuari shkon për të hedhur mbeturinat, sheh në kosh një kallashnikov. Burime nga policia bëjnë me dije se arma e zjarrit u gjet në zonën e Kombinatit, Tiranë.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe armën e dërgoi në laboratorin e ekspertizës balistike. Kallashnikovi do të shihet nëse është përdorur në ndonjë ngjarje të rëndë kriminale.

Gjithashtu, policia po kontrollon nëse në armën e zjarrit ka gjurmë gishtash apo jo. Kjo do ta ndihmonte grupin hetimor në identifikimin e personit që ka hedhur armën në koshin e plehrave.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.