Komandoheb drejtorët e rinj të burgjeve …

0

Ministria e Drejtësisë ka komanduar si drejtues të rinj në burgje, pas shkarkimeve një ditë më parë, punonjës nga brenda sistemit të drejtorive përkatëse të burgjeve. Mësohet se ata do qëndrojnë përkohësisht në detyrë, derisa të përfundojë konkursi për drejtorët e rinj.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko, ka prezantuar në Burgun e Sigurisë së Lartë, drejtorin e ri, Arjan Hasani, ndërkohë që të gjithë të komanduarit e tjerë kanë shërbyer si shefa personeli në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, apo shefa policie në burgje, si Agron Hysi apo Surja Malasi.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka shkarkuar nga detyra drejtorët e burgjeve në disa qytete, duke i dërguar ata për ndjekje penale. Ministrja deklaroi se drejtorët e shkarkuar akuzohen për shkelje të rënda, që rrezikonin sigurinë në burgje. Në një dalje për media, ministrja Gjonaj njoftoi largimin nga detyra të drejtorëve të Burgjeve në Lezhë, Rrogozhinë, Lushnje, Peqin, Tepelenë, Sarandë, (i dënuar më parë), Berat, Durrës.

Drejtorët e shkarkuar:

1. Drejtori i Burgut Peqin: Eugent Salla

2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Afrim Zeqiraj

3. Drejtori i Burgut Lushnje: Gazmend Ibraliu

4. Drejtori i Burgut Lezhë: Gezim Gjeci

5. Drejtori i Burgut Berat: Ened Rrapo

6. Drejtori i Burgut Sarandë: Hajri Goxhaj

7. Drejtori i Burgut Durrës: Petrit Suci

8. Drejtori i Burgut Tepelenë: Marvin Muci.

Drejtorët e komanduar:

1. Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj

2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi

3. Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj

4. Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile

5. Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi

6. Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza

7. Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula

8. Drejtori i Burgut Fushë Krujë: Agron Hysi

9. Drejtori i Burgut Drenovë: Petrit Kocia

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.