Koenders : Rëndësi ka të zbatohet vettingu dhe të kemi një proçes zgjedhor të lirë e të ndershëm

0

Pa dashur të përfshihet publikisht në çështjet e brendshme të politikës shqiptare, Ministri i Jashtëm holandez nuk ka kursyer apelin për dialog mes palëve.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm Bushati, Bert Koenders tha se është më rëndësi të zbatohet vettingu por edhe të kemi një proçes zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Koenders: “Shqipëria ka marrë hapa të mira për të miratuar reformën legjislative, po punojmë bashkarisht për këtë. Ditmir do të doja të theksoja dhe njëherë rëndësinë dhe mbështetjen për reformën në drejtësi dhe pushtetin e së drejtës në Shqipëri. Vitin e shkuar parlamenti shqiptar miratoi në mënyrë unanime ndryshimet kushtetuese, mendoj se ka ardhur koha që të gjithë këto ndryshime të fillojnë nga zbatimi. Mendoj që edhe zgjedhjet në vijim, padyshim që është çështje e brendshme dhe nuk dua të ndërhyj në këtë gjë, por mendoj se është e rëdësishme që të ketë dialog politik, është e rëdësishme që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe është e rëndësishme të bëhet progres në fushën e vettingut që është shumë e rëndësishme dhe jemi plotësisht në mbështetje të qeverisë në këtë fushë. Ne mbështesim fort përparimin në fushën e drejtësisë që është bërë deri më tani. Mezi pres të shoh progresin e integrimit në Europë, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta konfirmoi mbështetjen ndaj rrugës europiane të Shqipërisë.

“Vizita ime e parë ka qenë në 1991 dhe jam i lumtur që vizitoj sërish Shqiërinë. Dua të jap mbështetjen e Holandës në mbështetjen e Shqipërisë në BE. Jam shumë i kënaqur në marrëdhëniet tona bilaterale në fusha të ndryshme. Ne jemi investitori i dytë më i madh në Shqipëri.Gjithmonë e më tepër ne e gjejmë veten në fusha të ndryshme si turizmi. Kemi bashkëpunim të mirë edhe në luftën kundër radikalizimit dhe ISIS. Holanda mbështet prespektivën e Shqipërisë në BE”.

Fluturime low cost drejt Amsterdamit

Nga ana tjetër Ministri Bushati dha lajmin e mirë se duke filluar nga muaji i ardhshëm do të ketë fluturime low cost tre herë në javë drejt Amsterdamit.

“Takimi ishte mundësi e mirë për të rikonfirmuar marrëdhëniet e mira Shqipëri-Holandë dhe mundësi e mirë për të shprehur angazhimin për të intensifikuar më tej marrëdhëniet. Periudhën e fundit ka pasur shtim të kompanive holandeze në Shqipëri. E sigurova për angazhimin e qeverisë shqiptare për të vijuar me reformat. Kemi një ambjent ende të pashfrytëzuar plotësisht sa i takon investimeve dhe turizmit. Nga 10 maji 2017 kompania do të fluturojë tre herë në javë nga Amsterdami në Shqipëri me një kosto të ulët. Rikonfirmova vullnetin tonë për të lëvizur përpara në zbatimin e reformës në drejtësi. Diskutuam edhe rreth zhvillimeve të fundit në rajon, sigurinë, ku Shqipëria ka një rol të rëndësishëm”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.