Knut Fleckenstein po zhvillon një vizitë në Tiranë

0

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite, Fleckenstein do të njihet me programin e qeverisë për integrimin dhe institucionet e reja të krijuara pas shkrirjes së Ministrisë së Integrimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

I shoqëruar nga ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, Fleckenstein ka takuar fillimisht presidentin Ilir Metën takim i cili ka zgjatur rreth 45 minuta.

Mësohet se pjesë e diskutimit ka qënë Reforma në Drejtësi,zbatimi i saj,dhe avancimi i reformave.

“Avancimi i reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vettingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë. Brukseli ka paralajmëruar se zbatimi konkret i kësaj reforme do bënte të mundur çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Pas takimit me Metën eurodeputeti është takuar edhe me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur se edhe gjatë këtij takimi theksi është vënë te Reforma në Drejtësi dhe ecuria e procesit.

Eurodeputeti gjerman do ketë takim edhe kryeministrin Edi Rama e kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
meta

Share.

About Author

Leave A Reply