KKT miraton planet vendore dhe vepra të tjera

0

Këshilli Kombëtar i Territorit ka marrë disa vendime të rëndësishme duke miratuar plane vendore, komplekse turistike, HEC-e, por edhe vepra të tjera me rëndësi.

Planet vendore janë miratuar për Vlorën, Himarën, por edhe qytete të tjera të vendit. Në Fier është miratuar terminali i autobusëve, por edhe impianti i trajtimit të mbetjeve. Në Maliq dhe në Malësi të Madhe do të ndërtohen tre HEC-e.

Gjithashtu KKT i drejtuar nga Rama ka miratuar edhe lejet për disa komplekse turistike në Jug të vendit dhe në Durrës. Një kompleks do të ndërtohet në Ksamil, një në Jalë, ndërsa në Durrës do të ndërtohet kompleks banimi, shërbimi dhe prodhimi për komunitetin Iranian në Shqipëri.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.